Vetëvendosje pa qëndrim rreth seancës për Demarkacionin

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 14:33 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka abstenuar sot në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, kur është kërkuar që shqyrtimi i projektligjit për Demarkacionin të shtyhet deri në arritjen e konsensusit politik.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që sot, me shumicë të votave, ta shtyjë diskutimin për Projektligjin e Demarkacionit derisa të arrihet konsensus politik, e më pas edhe ta caktohet data kur del në votim.

Kundër kësaj ishte vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas së cilës, çështja e Demarkacionit duhet të dërgohet sa më parë në Kuvend dhe të përfundojë kjo temë.
Neutrale ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila abstenoi, kur u votua nëse duhet ose jo të shtyhet shqyrtimi i projektligjit dhe caktimi i seancës për votim.

Partia më e zhurmshme politike për pothuajse tri vjet që vendi po ballafaqohet me çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, sot nuk pati qëndrim konkret nëse duhet ose jo të shtyhet data e seancës.

Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit mori pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, që kishte bojkotuar të gjitha mbledhjet e kryesisë së Kuvendit, prej që ka dhënë dorëheqje nga pozitat partiake.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se patën unanimitet ne mbledhje për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen që ka bllokuar vendin për gati tri vjet.

Ai tha se po punojnë ngadalë por me hapa të sigurt që Demarkacionit t’i vihet pika, e për këtë u duhet të arrijnë konsensus nacional.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti tha se është e dëmshme dhe e panevojshme të shtyhet shqyrtimi i Demarkacionit dhe se partia e tij këtë e kërkoi që të ndodhë sa më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme