Vetëvendosje paralajmëron për mënyrat e kundërshtimit, nëse rikthehet demarkacioni në Kuvend

Prishtinë | 26 Shk 2017 | 11:27 | Nga

Rikthimi i demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, ka rikonfirmuar edhe një here zërat kundërshtues të partive opozitare, votimi i të cilit për momentin duket i pa mundur.

Lidhur me këtë, Partia më e madhe opozitare në vend Lëvizja Vetëvendosje, konsideron se për të ardhur një version i ri i këtij projektligji duhet që fillimisht të kthehet prej pikës zero, e mandej të formohet një komision i ri i cili rishqyrton tërësisht marrëveshjen aktuale.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Zyrtari për Informim i VV-së, Shkodran Hoti ka thënë se versioni i vjetër i Demarkacionit është me plotë gabime, madje ai ka theksuar se versioni i tillë ja rrezikon vendin tonë integritetin territorial.

“Demarkacioni që të kryhet në mënyrë të rregullte duhet që të formohet një komision i cili e heton punën e deritanishme të komisionit shtetëror i cili e ka has në një version me plotë gabime dhe në një version që rrezikon Kushtetutmerinë , e rrezikon integritetin territorial të Kosovës duke ja humb pra Kosovës 8200 hektarë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Demarkacioni për opozitën është qasje e vdekur dhe me këtë tentim siç është duke u bërë nuk pranohet rikthimi i kësaj pike në Kuvendin e Kosovës.

“Ne kemi thënë qysh prej një shtatori që atë ditë ka marrë fund kjo çështje pra demarkacioni ka përfunduar, andaj është i vdekur për shkak se nuk e ka marrë dritën jeshile prej kuvendit të Kosovës dhe edhe më herët por edhe pas asaj dite është vërtetuar që ky version aktual ja humbet Kosovës 8200 hektarë tokë dhe si një i tillë është i pa pranueshëm. Prandaj çdo tentim për t’u kthyer edhe njëherë në kuvend nuk pranohet dhe do ta kundërshtojmë”, ka përfunduar Hoti.

Ndërkaq në anën tjetër Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, më gjithë kundërshtimet ka paralajmëruar para disa ditëve se çështja e Demarkacionit duhet të kryhet sa më shpejtë andaj edhe do të procedohet në Kuvend në fillim të muajit mars. Madje ai për këtë ju ka bërë thirrje gjithë deputetëve të kuvendit që ti thonë “Po” marrëveshjes për vijën kufitare me shtetin fqinjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme