Vetëvendosje përsëri fton anëtarët e dorëhequr të kthehen në kryesi

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 11:49 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një mbledhje, ku të pranishëm ishin 27 përfaqësues të qendrave, në mesin e tyre edhe 3 të qendrave në diasporë.

Sipas një njoftimi të këtij subjekti, në këtë mbledhje u diskutua rreth situatës së krijuar në Lëvizjen Vetëvendosje pas dorëheqjeve të kryetarit Visar Ymeri dhe disa anëtarëve të Kryesisë, si dhe për procesin zgjedhor për kryetar të Lëvizjes.

“Kryetarët e Qendrave u njoftuan me kërkesën e Kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr që të kthehen ne Kryesi dhe të diskutojmë për të gjitha problemet”, thuhet në njoftim.

Kryetarët dhe përfaqësuesit e qendrave e kanë përkrahur kërkesën e Kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr por kërkuan që zgjidhja e problemeve të bazohet në Statutin e partisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme