Vetëvendosje po përgatitet për koalicion parazgjedhor (Dokument)

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 17:21 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje, ka aplikuar për tu bërë parti politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi për momentin është e regjistruar si Iniciativë Qytetare.

Këtë për Telegrafin e kanë bërë të ditur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Siç është bërë e ditur VV-ja ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm dhe kërkesa për regjistrim është në procedurë të shqyrtimit administrativ në Zyrën e Regjistrimit dhe Certifikimit të Partive Politike.

Arsyeja e një veprimi të tillë të VV-së, siç merr vesh Telegrafi është për shkak se Ligji ua pamundëson iniciativave qytetare koalicionet parazgjedhore.

Në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje i pamundësohet të krijojnë koalicione parazgjedhore me ndonjë parti politike, pasi që është Iniciativë Qytetare.

Në nenin 18, tregohet qartë që koalicioni mund të certifikohet për të garuar në zgjedhje nga KQZ, vetëm nga partitë politike.

Neni 18, pika 18.1: Koalicioni mund të certifikohet për të garuar në zgjedhje nën një emër, me kusht që përbëhet vetëm nga partitë politike që kanë të drejtë për t’u certifikuar sipas nenit 15.4 të këtij ligji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme