Vetëvendosje po prin edhe në Prishtinë, ja sa vota ka më shumë se LDK

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë në këto zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka arritur që të numëroj në Prishtinë 244 vendvotime nga 247 sa kanë qenë gjithsej apo 98.97 për qind e tyre.

Në bazë të këtyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të mbledh 37 mijë e 229 vota apo 37.15 për qind, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq në vendin e dytë është LDK-ja me 32 mijë e 497 vota apo 32.42 për qind.

Në vendin e tretë radhitet PDK-ja me 15 mijë e 456 vota 15.42 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur që të grumbullojë 4 mijë e 732 vota më shumë e LDK-ja.

Theksojmë se këto nuk janë rezultatet përfundimtare, pasi që akoma nuk janë numëruar votat me kusht, postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

KËTU mund t’i shikoni në kohë reale rezultatet e publikuara nga KQZ.

Të ngjashme