Vetëvendosje proteston më 1 shtator kundër demarkacionit

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 14:33 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje do t’iu kthehet protestave në ditën kur pritet që Kuvendi i Kosovës të votojë për Demarkacionin me Malin e Zi.

Lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri në një konferencë për media ka bërë të ditur se me 1 shtator do të organizojnë protestë për të kundërshtuar votimin në Kuvend të Demarkacionit.

Qeveria ka nënshkrua marrëveshje me Malin e Zi që e cungon territorin e Kosovës. Ky është një dëm i madh ekonomik, këto livadhe mund të mos duken të bukura, por për qytetarët janë të vlefshme. Nuk do ta shesim asnjë pëllëmbë tokë për asgjë, dhe kundër marrëveshjes së demarkacionit janë mbledhur mbi 20 mijë nënshkrime”.

“Ky regjim i korruptuar po paraqitet i vendosur në këtë marrëveshje, ne po e shpallin organizimin e një proteste gjithëpopullore me 1 shtator.

Ata që duan ta votojnë demarkacionin, kjo marrëveshje është e korruptuar, luftimi i kësaj klike të zyrtarëve të korruptuar do të bëhet nga gjithë qytetarët që e kanë dëshmuar mospajtimin e këtij demarkacioni”, ka thënë Ymeri.

Aëntarja e Vetëvendosjes Fatmire Kollqaku, ka folur lidhur me publikimin e përgjimeve që protagonist  tyre është ish-shefi grupit parlamentar të PDK Adem Grabovci e zyrtarë tjerë të PDK.

“Përgjimet e fundit janë dëshmi se këta qeveritar jo vetëm që po bëjnë pazare për punësim, por ata po mendojnë se mund të bëjnë pazare me integritetin dhe sovranitetin e vendit. Ne i ftojmë qytetarët që t’i themi jo demarkacionit”, ka thënë Kollqaku.

Në pyetjen se a do të ketë dhunë gjatë protestës, kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka thënë se “dhunë përdorë Policia siç ka përdorur në të kaluarën. Policia të jetë në mbrojtje të qytetareve e jo të klanit ‘pronto’”.

Të ngjashme