Vetëvendosje me Ruçin flasin për strategji të përbashkët në politikën e jashtme

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 19:08 | Nga

Udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje, sot kanë pritur delegacionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të përbërë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe nga kryetarët e grupeve parlamentare.

Aty është folur për nevojën për një strategji të përbashkët në politikën e jashtme.

Sipas njoftimit të Vetëvendosjes, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, së bashku me shefin e Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca dhe me deputeten Albulena Haxhiu, priten sot në zyrat e partisë, delegacionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të përbërë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe nga kryetarët e Grupeve Parlamentare.

“Në këtë takim u diskutua për rolin e grupit tonë parlamentar, si dhe për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit të të dy Kuvendeve dhe të Komisioneve Parlamentare. Gjendja politike në vend, e veçanërisht marrëveshja për demarkacionin dhe negociatat me Serbinë ishin në fokus të bashkëbisedimit. Kryetari Ymeri theksoi pos tjerash nevojën e një strategjie të përbashkët në politikën e jashtme; në funksion të faktorizimit, zhvillimit dhe sovranizimit të të dy republikave”, thuhet në njoftimin për media të .

Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme