Vetëvendosje s’e mohon që tentoi të ndryshonte nenin për kandidimin e të dënuarve

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 23:21 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka mohuar se në kuadër të propozimeve për ndryshime në Ligjin për Zgjedhje, ishte tentuar të bëhej ndryshimi i një neni me të cilin parashihej që të ndryshohej edhe pika e ndalimit për kandidim personave të dënuar në tri vitet e fundit, raporton Ekonomia Online.

E pyetur nga Ekonomia Online nëse ndryshimi i nenit 6 është bërë për t’ia mundësuar kandidimin Albin Kurtit,  U.d e Shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se e kanë bërë për t’i vënë qartësi procedurave për kandidim.

“Synojnë të vënë qartësi mbi procedurat që po i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe kemi pasur në vazhdimësi se nga interpretimi atje që të definohen nenet dhe i referohemi neneve të Gjykatës Kushtetuese. Sa i përket natës së sotme kemi deklaruar, por procesi ishte në fazat që i kaloj të gjitha”, tha ajo.

“Neni 6 është bërë konform procedurave për t’i sqaruar despozitat në kuadër të Gjykatës Kushtetues”, u shpreh ajo.

Të ngjashme