Vetëvendosje shpall zgjedhjet për Kryetar

Prishtinë | 17 Dhj 2017 | 14:02 | Nga

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje sot ka votuar për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të partisë.

KTV raporton se pa asnjë votë kundër është vendosur që të shpallen zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm marrin pjesë 133 delegatë të Vetëvendosjes, ndërsa mungon kryetari aktual, Visar Ymeri, si dhe figura të tjera të rëndësishme të kësaj partie.

Kjo mbledhje është kërkuar të bëhet pas përplasjeve të brendshme që po ndodhin aktualisht në këtë parti.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme