Vetëvendosje shpalos programin për “shtetin e së drejtës”

Prishtinë | 28 Maj 2017 | 13:18 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka shpalosur programin qeverisës për sistemin e drejtësisë.

Ai ka bërë të ditur se nëse Vetëvendosje arrin të udhëheq me Qeverinë, marrëveshjen ndërkombëtare, siç është ajo për themelimin e asociacionit të komunave serbe, do ta dërgojnë në Komisionin e Venedikut, për të marrë verdiktin përfundimtarë nëse këto marrëveshje janë në përputhshmëri me standardet e së drejtës ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se prioritet do t’i japin prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke iu siguruar kushte të mira pune.

Ai ka përmendur se do të punojnë për një shtet të se drejtës, ku truprojat dhe xhipat më shumë do të shihen parë prokurorëve dhe gjyqtarëve sesa afër politikanëve.

Kurti ka thënë më tej se 16 vjeçarëve kur ata të vijnë në Qeveri, do t’u lejohet që të votojnë.

“16 vjeçarët do të kenë të drejtën e votës, pasi ata kanë të drejtë që të punojnë me këtë moshë, andaj edhe duhet tu lejohet e drejta për të votuar”, ka thënë Kurti.

“Ne kemi moshën mesatare më të renë në rajon dhe disa vende të Evropës”.

Kurti ka theksuar me tej se do të krijojnë dhomën e veçantë të punës në gjykata dhe do të miratojnë ligjin anti-mafia.

Kurse kandidatja e Vetëvendosjes për deputet, Albulena Haxhiu ka thënë se kur ata do të vijnë në qeverisje, do ta bëjnë siç ka thënë të ç’kapin sistemin e drejtësisë.

Më pas ka thënë se do ta bëjnë edhe Vettingun – duke shikuar profilin dhe integritetin e secilit gjyqtar dhe prokuror në vend.

“Është për keqardhje që nuk ndahet as 2 përqindëshi i totalit buxhetor, për drejtësinë”, ka thënë Haxhiu.

“Kur të vijmë në qeverisje do të organizojmë hetimin e organizatës ilegale SHIK si dhe rrjetin e veprimtarisë së saj”, ka theksuar Haxhiu para mediave.

“Do ta hetojmë SHIK-un dhe dosjet që kanë pasur dhe të gjitha gjetjet do t’i dorëzohen prokurorisë”, ka shtuar ajo.

Më tej ka pohuar se do të bëjnë edhe hetimin mbi KEK-un dhe PTK-në.

Vetëvendosje në Qeveri, siç ka thënë Haxhiu do të zbardhe edhe vdekjen e aktivistit të tyre Astrit Dehari si dhe vdekjen e policit, Enver Zymberi, pastaj vdekjen e Dafina Zhubit, Ermal Kamberajt, Elvis Pistës dhe të tjera.

Të ngjashme