Vetëvendosje siguron 31 ulëse në Kuvend

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 19:07 | Nga

Zyrtari për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti ka bërë të ditur se Vetëvendosje ka arritur t’i sigurojë 31 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Hoti ka thënë se kjo është bërë e ditur nga numërimet e deritanishme të votave, ku VV ka 31 deputetë.

“Nga numërimet e deritanishme të votave, VV i ka 31 deputetë. Janë po aq deputetë sa kishte e tërë opozita në legjislaturën e kaluar, e përbërë nga tre parti. Më shumë se 1/4 e ulëseve të Parlamentit do të jenë të zëna nga deputetë të dinjitetshëm, që e përfaqësojnë qytetarin në mënyrën më të mirë. Ky është rezultat i qytetarit të vetëdijesuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme