Vetëvendosje siguron dy aeroplanë për t’i sjellë mërgimtarët në votime

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 13:47 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vetëvendosje mobilizohet për të sjellë në Kosovë mërgimtarët, të cilët kanë dëshirë të votojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Madje, kjo parti politike ka paralajmëruar se ka vënë në dispozicion dy aeroplanë në Zvicër të cilët do të jenë në shërbim të mërgimtarëve, raporton Ekonomia Online.

“Vetëm nga Zvicra janë bërë gati dy aeroplan të cilët janë në dispozicion për votuesit të cilat do të vijnë në ditën e votimeve, gjithashtu edhe autobus nga vendet e tjera të diasporës. Ata aeroplan janë organizuar nga vetë qytetarët, nga iniciativa qytetare ku do të shohim edhe për biletat e udhëtimit”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa, Adnan Rrustemi, përfaqësues i LVV në KQZ, ka thënë se votuesit nga mërgata janë përballur me vështirësi në mënyrën e votimit.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë as veprimin më të vogël për t’iu ndihmuar mërgatës.

“Qasja e papërgjegjshme e KQZ-së, u ka pamundësuar mijëra shtetasve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen si votues. I bëjë thirrje KQZ-së që të pezullojë aplikacionet e ardhura nga Serbia, dhe Policia e Kosovës duhet të filloj të hetojë se kush i solli këto aplikacione”, ka thënë Rrustemi.

Ndërsa ka akuzuar KQZ-në se nuk ka bërë as edhe një spot informues për mënyrën se si duhet të votojnë.

Rrustemi bëri të ditur se nga Serbia kanë ardhur aplikacione të falsifikuara.

Të ngjashme