Vetëvendosje sot zgjedh kryetarin

Prishtinë | 21 Jan 2018 | 08:16 | Nga

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, sot do të votojnë për të zgjedh kryetarin e ri.

Në garë është vetëm një kanditat dhe ai është ish kryetari i kësaj partie, i njohur si lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kjo vjen pas përçarjeve që e kanë përfshi këtë parti, pasi dorëheqje kanë dhënë nga pozitat e tyre në parti, kryetari Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sjediu, anëtarë tjerë të kryesisë, deputetë, ish sekretari organizativ Dardan Molliqaj dhe kryetari i komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati.

Dorëheqjet kanë ardhur pas pakënaqësive të tyre me Kurtin dhe zhvillimeve tjera në parti.

Votimet fillojnë nga ora 10:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme