Vetëvendosje s’përjashton protestat për ta ndalur Thaçin

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 14:17 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje kërkon  nga Hashim Thaçi të mos i vazhdojë më takimet me Vuciqin në dialogun e Brukselit, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Në një konferencë për media, deputetja Albulena Haxhiu, gjithashtu,ka vlerësuar se presidenti i Kosovës nuk është personi kredibil për të folur për korrigjimin e kufirit me Serbinë, pasi që është fajtori kryesor për humbjen e mijëra hektarëve toke me nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se 23 nene të kushtetutës shkelen me marrëveshjen për Zajednicën andaj Ekipi Menaxhues i përbërë nga 4 serbë, 2 nga veriu dhe 2 nga jugu që kanë vepruar në zyrat e OSBE në veri është ekipi jo kushtetues”.

“Ato takime kanë qenë takime jo kushtetuese çfarëdo dokumenti i prodhuar me këtë  temë është jo kushtetues dhe këtë duhet ta di kryeministri i vendit që po bën sikur s’po merr vesh asgjë, por edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini dhe secili ambasador tjetër që vepron në Kosovë”, shtoi Haxhiu.

Haxhiu, më tutje, tha se Thaçi është figurë përçarëse, gjersa ka thënë se është e rëndësishme të ketë mobilizim popullor.

“Thaçi nuk duhet të takoj më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq, ai nuk ka mandat nga Kuvendi. Thaçi është figurë përçarëse. Prandaj duke parë situatën aktuale, ne besojmë që është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ketë mobilizim gjithëpopullor. Edhe për ta ndalur Thaçin, por edhe për t’i ndalur dëmet po na vijnë nga ky person, tha Haxhiu, raporton Ekonomia Online.

Deputetja, Arbërie Nagavci, tha se Serbia asnjë cent nuk ka paguar për dëmet e tyre të shkaktuara ndaj Kosovës në kohën e luftës dhe është koha e fundit që të dihen që këto çështje janë të panegociueshme për Kosovën.

“Kërkoj me ngulm që Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës se Kosovës, të kërkoj faje për krimet e luftës dhe të shprehë gatishmëri për të paguar dëmshpërblime për të gjitha vuajtjet dhe humbjet qe i ka shkaktuar Kosovës”, tha Nagavci.

“Shprehja e korrigjimit të kufijve që po e përsërit vazhdimisht do të thotë korrigjim i ndonjë hapësire te vogël por jo edhe përfshirjen e një krahine ë tërë siç është lugina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit dhe duhet të kemi parasysh që këto pjesë duhet të trajtohen si tërsi dhe jo te ndara nga njëra tjetra”, tha Nagavci, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme