Vetëvendosje ndryshon mendjen, do ta votojë Buxhetin për vitin 2021

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka ndërruar mendje sa i përket votimit të projektbuxhetit për vitin 2021.

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Grupit Parlamentar, Liburn Aliu, ka thënë në kuvend se do të votojnë pro buxhetit për vitin e ardhshëm.

Ai ka shtuar se sapo të krijohet Qeveria e re ky buxhet do të rishikohet pastaj.

Kuvendi sot është mbledhur për ta votuar projekbuxhetin në lexim të dytë.

Të ngjashme