Vetëvendosje thotë se Qeveria ka privatizuar dhe degraduar Kushtetutën

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 13:37 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën e Kushtetutës, Lëvizja Vetëvendosje po thotë se ajo është shkelur dhe privatizuar nga pushteti, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një konferencë për medie, tha se sistemi i drejtësisë në vend ka dështuar dhe për vite me radhë Kushtetuta është privatizuar nga pushteti.

“Për 11 vjet Kushtetuta e Kosovës është privatizuar nga pushteti ekzekutiv i vendit. Të jesh qytetar i Kosovës është e vështirë meqë me Kushtetutë nuk mbrohen të drejtat tona siç duhet të ishte. Sistemi i drejtësisë është i dështuar në vend, ani se një gjë e tillë garantohet për të funksionuar në të mirë të qytetarëve”, tha ajo.

“…Sipas Kushtetutës shteti duhet të garantoj në çdo kohë, të afirmohet mbështetja për më të dobëtit dhe mbrojtje për të pambrojturit. Një grup pushtetarësh që janë mbi ligjin dhe të paprekshëm dhe qytetarët që diskriminohen nga shteti që duhet të ishin publik dhe për publikun”, tha Haxhiu, raporton EO.

Haxhiu tha se është e habitshme se si kaq shumë vitesh është sfidë të jesh qytetar i Kosovës.

“Askush nuk do kishte besuar që pas kaq shumë vitesh do të ishte sfidë e madhe të jesh qytetar i Kosovës, shteti nuk po siguron barazinë, ndaljen e diskriminimit, arsim më të mirë, shëndetësi, shëndet, jetesë, edhe kur realizohet e drejta në punë ajo është punë për të fortit dhe ajo që mbetet jashtë kontrollit të shtetit është më shumë për burrat dhe gratë”, tha ajo.

Haxhiu tha se vetëm me bashkimin e opozitës me qytetarët mund të arrihet ndryshimi.

Ajo komentoi edhe lajmet e djeshme për zyrën e re në Tiranë të VV-së. Ajo tha se do të regjistrohet një qendër e VV-së në Tiranë, por jo për të garuar në zgjedhjet në Shqipëri.

“Ne si VV që nga 2006 pas themelimit, kemi pas pafund mijëra aktivitete edhe në Shqipëri, e në Tiranë çfarëdo që ka ndodh në Kosovë kemi bë tubime edhe në Tiranë, tani është një strukturim i asaj që i kemi bërë deri tani kemi mbështetje të madhe dhe është një kërkesë për të regjistruar një qendër të LVV dhe nuk ka të bëj me garimin në zgjedhje me sfidu ndonjë parti politike atje. Themelues i VV-së në Tiranë është Bojken Abazi ”, tha ajo

Nënkryetari i Lëvizjes, Beslim Bislimi, tha se qeveria e Haradinajt ka shkelur më së shumti Kushtetutën e vendit.

“Që nga viti 2008 realiteti i Kushtetutës dallon si nata me ditën me rendin dhe ligjin, kjo tregohet me qeverinë e Haradinajt qe ka shkel secilin nen të Kushtetutës përmes skandaleve të përditshme. Qeveria ka shkelur Kushtetutën duke uzurpuar institucionet publike me punësim të të afërmeve të tyre bashkë me partnerët e koalicionit PAN. Pabarazi të madhe ka edhe në përqindjen e grave që kjo e drejtë iu garantohet edhe me Kushtetutë. Që nga vitit 2008 kur vendi është bërë me Kushtetutë, Qeveria Haradinaj ka devalvuar dhe shkelur atë”, tha ai.

Të ngjashme