Vetëvendosje tregon punët e Albin Kurtit në 100 ditët e qeverisjes

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një video ka prezantuar punët e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit gjatë 100 ditëve të qeverisjes.

Në postimin e Vetëvendosjes thuhet se punët e mira të qeverisë janë shumë dhe se nuk shpjegohen dot shkurt me një video.

Kujtojmë se Qeveria Kurti tashmë është në detyrë, pasi e njëjta është rrëzuar më 25 mars, vetëm pas 50 ditëve punë.

Ky është postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me videon:

Punët e mira të qeverisë janë shumë, dhe nuk i shpjegojmë dot të gjitha shkurt, me një video. Kjo është qeveri e qytetarit dhe e popullit, prandaj ka patur dhe ka shumë mbështetje, përballë sfidave shëndetësore e ekonomike që po shkakton pandemia. Por më e rëndësishmja është se brenda 100 ditëve kjo qeveri na ka kthyer dinjitetin kombëtar me reciprocitetin, ka kthyer shpresën duke larguar nga pozitat drejtuese të korruptuarit, dhe ka kursyer shumë. Ajo ka ndihmuar ekonomikisht më shumë se vendet e rajonit shtresat më të dëmtuara nga kriza e pandemisë, e ka përfaqësuar Kosovën dinjitetshëm në OKB, ka ndihmuar më shumë se kurrë Luginën, dhe ka projektuar reforma për të dënuar krimin e sekuestruar pasurinë e paligjshme. 100 ditë janë pak, por sa shumë punë është bërë!

Të ngjashme