Vetëvendosje tregon se a e sulmuan fizikisht aktivistin e PDK-së

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Dega e PDK-së në Ferizaj sot njoftoi se një veprimtar i tyre ishte sulmuar nga aktivistë të Vetëvendosjes.

Kjo sipas tyre ka ndodhur sepse personi i sulmuar, Jakup Sabedini ishte anëtar i shtabit zgjedhor lokal të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit.

Jakup Sabedini e ka konfirmuar rastin për gazetën inFokus.

E Vetëvendosje nuk është e informuar për këtë ngjarje.

Valon Ramadani, kryetar i degës së VV-së në Ferizaj tha për gazetën inFokus se ai si kryetar i degës nuk është i informuar për këtë rast, sipas tij kjo mund të jetë dezinformatë.

“Unë jam kryetar i degës se VV-së në Ferizaj por nuk jam i informuar për këtë rast. Mund të jetë dezinformatë” tha Ramadani.

Të ngjashme