Vetëvendosje u kërkon qytetarëve për t’i paguar shpenzimet në Facebook

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 14:30 | Nga

Vetëvendosje po kërkon sërish para nga qytetarët për ta financuar partinë, por si duket nuk qëndrojnë keq me buxhet.

Kjo vërehet edhe nëse shihen fushatat promovuese që po i bëjnë në Facebook dhe Instagram, me sponzorime të statuseve e fotografive. Por, edhe ato me qytetarë, që shihen se janë më të kushtueshme se të subjekteve të tjera politike.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pothuajse në çdo postim të tij për aktivitetet elektorale po e paguan Facebook-un. Po ashtu edhe kandidati tjetër i Vetëvendosjes për Prizrenin, Mytaher Haskuka, po i sponsorizon postimet e tij në Facebook.

Si grup parlamentar në Kuvend, Vetëvendosje pritet t’i ketë 1.5 milionë euro buxhet vetëm nga shteti. Por, i gjithë ky financim, nuk e ka ndalë Vetëvendosjes të kërkojë para edhe nga populli, sikur të ishte partia më e varfër në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme