Vetëvendosje: Viti 2018, regres për politikën e jashtme në Kosovë

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 14:56 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja vetëvendosje po vlerëson se gjatë vitit 2018, Kosova ka bërë shumë hapa prapa sa i përket politikës së jashtme.

Sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, viti që po lëmë pas po karakterizohet si i pazakontë, në diplomacinë kosovare, raporton Ekonomia Online.

“Kemi kaluar një vit të pazakontë në politikën e jashtme. Viti 2018 është vit i gjatë të cilit vendi ynë ka bërë shumë hapa mbrapa. Ky vit përbën një regres të plotë. Është thënë që do të kemi njohje nga Serbia, Anëtarësim në Interpol, duke kulmuar me data e deklarime edhe në kohën kur liberalizohet regjimi i vizave”, tha Pacolli,

Në një konferencë për media, anëtarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, shtoi se kompromiset me Serbinë e kanë sjellë Kosovën në një situatë të rrezikshme.

“Tetë vite dialog kompromis pas kompromisi, arritëm në një situatë të rrezikshme. Duke hapur temën e kufijve presidenti Thaçi ktheu Kosovën para shpalljes së pavarësisë. Ç’akordim qeveritar me pasoja të shumta në nevojat ndërkombëtare. Kjo është e pafalshme dhe me pasoja afatgjate. Nuk duhet të zëvendësohen interesat me Gjermaninë me ato të Rusisë. Edhe në shërbimin e jashtëm nuk ka përmirësime”, u shpreh Pacolli.

Sipas Pacollit, vendimet e ministrit të Punëve të Jashtme, kanë qenë pa asnjë njoftim për deputetët e komisionit.

“Ministri ka marrë 40 vendime pa njoftuar deputetët e Komisionit Parlamentar për Politika të Jashtme. Ka pas emërime e shkarkime në përputhje me interesat personale të tyre. Kjo qeveri dështoj edhe me liberalizimin vizave pas që këtij premtime janë përsëritur qe 10 vite”, pohoi deputetja e VV-së, raporton EO.

Haradinaj po bëhet qesharak dhe dëmtues, u shpreh deputetja Pacolli, duke shtuar se po premtohet liberalizimi i vizave, kur institucionet e Bashkimit Evropian po dalin në pushime dimërore.

“Kryeministri po bëhet qesharak por edhe dëmtues. Ai ende premton liberalizimin në fund të këtij viti kur institucionet e BE-së do të shkojnë në pushime dimërore. Konfirmimi nga komisionari Hanh i cili tha se nuk do të ketë liberalizim deri në vitin 2020 më duhet të them se nuk i ka gjetur në befasi as kryeministrin, as ministren e integrimeve por as ministrin e drejtësisë”, tha Pacolli.

Lexo më shumë:

Të ngjashme