Vetëvendosje zyrtarizon Albin Kurtin si kandidat për Kryeministër

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 18:18 | Nga

Në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit janë vendosur edhe emrat kandidatë për kryeministër të vendit.

Në mbledhjen e mbajtur të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka zyrtarizuar përfundimisht kandidatim Albin Kurti, për kryeministër në zgjedhjet nacionale, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë nga sekretari i kësaj Lëvizje, Dardan Molliqaj:

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes, nominoi Albin Kurtin për kandidat të VETËVENDOJSE!-s.

Dija, guximi, vendosmëria dhe të qenit i pakorruptueshëm, e bëjnë Albin Kurtin prijësin e vetëm të ndryshimit në Kosovë. E vullneti i madh qytetarëve për ndryshim do ta bëj Albinin kryeministër!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme