Vetëvendosje e zyrtarizon kandidaturën e Agim Bahtirit në Mitrovicë

Prishtinë | 14 Gus 2021 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ka njoftuar se sot zyrtarisht kanë votuar Agim Bahtirin, kandidat për Kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, do të se vazhdojnë me zhvillimin e komunës por kësaj radhe me ndihmën e Qeverisë.

“Vazhdojmë punën në zhvillimin ekonomik të komunës por kësaj radhe edhe me ndihmën e Qeverisë nga të cilët padrejtësisht kemi qenë të harruar për 8 vite derisa kanë qenë të udhëhequra nga subjektet tani opozitare. Me vullnetin e qytetarëve, shkojmë drejt fitores plebishitare qysh në rrethin e parë, pra pa balotazh. Na priftë e mbara”, vijon njoftimi.

LVV ka zyrtarizuar edhe kandidaturën e Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

Të ngjashme