Me Vetëvendosjen, vetëm nëse LDK merr kryeministrin

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 12:20 | Nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka bërë të qartë se nuk do të ketë një bashkëpunim mes koalicionit LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje nëse kryeministri nuk do të jetë nga LDK-ja.

“Bashkëpunimi LAA dhe VV i mundshëm vetëm nëse në krye të qeverisë vjen kryeministri nga radhët e LDK-së, kjo sepse besimi se VV është properëndimore është tepër i vogël. Duke parë se vendosën vetëm kravatat, në të tjera pozicione nuk kanë lëvizur fare. Andaj edhe koalicioni i cili ndërton qeveri me dyshime si anti-perëndimore, nuk mundë të gjejë përkrahjen as tek LAA e as tek pakicat dhe Lista serbe”.

“Kjo pasqyrë nuk është ndryshe veçse një ngërç politik i krijuar nga koalicionet e shpejta dhe me virtyte kosovare që praktikisht e dëmton edhe imazhin, edhe politikën, edhe ekonominë e Kosovës si dhe shtonë dyshimet, se politika e Kosovë nuk është në gjendje të ngrisë institucione të lira, por institucione të diktuara”, ka shkruar ai.

Kelmendi duke folur për krizën e krijuar në vend ka thënë se nëse Kadri Veseli do të hiqte dorë nga kandidimi i tij për kryetar të kuvendit, nuk do të kalonte as kandidimi i Ramush Haradinajt për kreyministër.

“Dihet se PAN-i me kandidatin për kryeparlamentar këmbëngulë për Kadri Veselin dhe sipas virtyteve tona, nuk ka asnjë akterë njerëzorë në kuadër të PDK-së apo PAN-it për ta detyruar apo bindur Veselin të heqë dorë nga kandidatura. Zvarritje deri në pafundësi”, ka shkruar ai.

“Ky është virtyti i kosovarit dhe nga kjo nuk lëvizë asnjë centimetër. E kundërta edhe po të lëshonte rrugë Kadri Veseli atëherë do binte marrëveshja e koalicionit ku në atë rast nuk do kalonte as kandidati për kryeministër z. Ramush Haradinaj. Derivat i kësaj përsëri do ndodhte ngërçi apo edhe krijimi i kushteve për të shkuar në zgjedhje”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme