Veton Surroi e fyen rëndë presidentin Thaçi: “Ruani xhepat”

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi gjatë ditës së sotme se të gjitha veprimet e tij në këtë situatë politike do të ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me “praktikat e mëhershme” ka reaguar publicisti Veton Surroi.

Surroi ka nënkuptuar përmes statusit të shkurtër të tij se presidenti Thaçi është “hajdut xhepash” pa ofruar ndonjë provë për një fyerje të tillë.

“Kur H.Thaçi deklaron se çdo gjë do të bëhet “sipas praktikave të mëhershme”, përkthimi instinktiv është: Ruani xhepat!”, shkruan Surroi në profilin e tij në Facebook.

Për një fyerje kaq të rëndë nuk dihet nëse do të reagojë presidenti Thaçi duke ushtruar padi për shpifje ndaj z.Surroi, i cili besohet të jetë një ndër njerëzit më të pasur të sferës publike në Kosovë, shkruan Periskopi.

Presidenti Thaçi sot zhvilloi takime me liderët e tri partive më të mëdha në vend, Albin Kurtin e VV-së, Isa Mustafën e LDK-së dhe Kadri Veselin të PDK-së.

Të ngjashme