Vëzhguesit e BE-së edhe në qendrat e numërimit

Prishtinë | 05 Tet 2019 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Të dielën do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Vëzhgues të këtyre zgjedhjeve do të jenë edhe Bashkimi Evropian.

Në një përgjigje për Indeksonline, Zyra e BE-së në Kosovë tregoi se vëzhguesit e saj do të jenë edhe në qendrat e numërimit.

“Vëzhguesit tanë do të vëzhgojnë procesin e numërimit, në lokacione të ndryshme të Kosovës. Kur zgjedhjet bëhen në shkolla, vëzhguesit tanë do të vëzhgojnë numërimin në shkolla po ashtu. Për informacionin tuaj, ne presim t’i kemi afro 100 vëzhgues.”, thuhej në përgjigje.

Qendrat e votimit hapen në ora07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, pastaj është procesi i numërimit.

Të ngjashme