Viets: Dialogu me Serbinë vështirë se mund të rifillojë

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 15:09 | Nga

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, ka thënë që dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit ka ngecur për një vit dhe se nuk beson që mund të vazhdoj në këtë mënyrë.

Sipas saj nuk ka shumë marrëveshje të cilat nuk janë zbatuar, mirëpo pozicioni i Aleksandar Vuçiq në Serbi është forcuar dhe ai ka parti të madhe prapa tij, përderisa në Kosovë qeveria është e ndarë në tre kampe dhe nuk ka konsensus kombëtar pothuajse në asnjë çështje.

“Në një situatë të tillë është vështirë rifillimi i dialogut të mundshëm. Kjo e dobëson Kosovën, dhe ende nuk është paraqitur se në çfarë niveli mund të rifilloj. E shoh si shumë të vështirë vazhdimin e tij” ka thënë Viets në një intervistë për DW.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme