Vijat e Kuqe të SHBA-së: Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Reeker i kishte dënuar sjelljet prej palaçosh të VV-në

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Termi ‘vija të kuqe’ në bashkëpunim e koalicion para zgjedhor e pas zgjedhor në realitetin politik kosovar janë bërë temë e mërzitshme mund të thuhet pas kërcimeve sa njëra parti tek tjetra, e pas rezultateve të votimeve kur koalicionet zgjedhore u provuan gati në të gjitha kombinimet. Një vijë e kuqe rrallë u përmend, përcaktimi si ‘palaço politik’ i LVV nga Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Philip Reeker, transmeton Gazeta Metro.


Albin Kurti që gjatë karrierës politike në rrugë e sallë kuvendi ka caktuar vija të kuqe e të gjitha i ka adresuar përveç njërës vijë të kuqe që e ka barrë nga gabimi i vitit 2013 kur LVV sulmuan atëherë Ambasadoren Amerikane, Tracy Ann Jacobson, që kishte nxitur një reagim të ashpër nga Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Philip Reeker, që i kishte quajtur palaço.

Philip Reeker ishte jashtëzakonisht i ashpër për një diplomat por nuk mund të mohohet edhe incidenti ishte i jashtëzakonshëm dhe mund të kishte pasoja më të rënda asokohe. Pasojat e kësaj ende i vuan Lëvizja e Kurtit për lojën e tyre të rrezikshme të politikës së rrugës.

“Nuk kam agjendë personale. Unë jam diplomat. E përfaqësoj Sekretarin dhe Presidentin. Ambasadorja Jacobson është përfaqësuesja personale e Presidentit të SHBA’së në Republikën e Kosovës. Palaçot që duan të luajnë dhe që të jenë të dhunshëm, duhet të mendojnë dy herë se çfarë po i bëjnë pjesës tjetër të vendit”” ka thënë Reeker.

Reeker e kishte qortuar Lëvizjen “Vetëvendosje” pse po i kundërvihej proceseve politike që mbështeten nga administrata amerikane. Ai ka theksuar se kushdo që u kundërvihet këtyre proceseve, siç ishte edhe Marrëveshja, i kundërvihet edhe politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti ishte ankuar kot atëherë se “është një gjuhë e padenjë për një zyrtar dhe e padrejtë ndaj nesh” kishte thënë atëherë lideri i pamohueshëm i VV në një deklaratë të çuditshme.

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Reeker, ende shërben në Departamentin e Shtetit Amerikan nën Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo. Figurat mund të kenë ndryshuar por jo edhe politikat e politikbërësit prapa skenave sikur Reeker./gazetametro.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme