Visar Ymeri jep dorëheqje, shkaku i linqimeve dhe shpërfilljes

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 15:16 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai e ka bërë të ditur vendimin në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, raporton Ekonomia Online.

“Që nga disa e sotme kam vendosur që të dorëhiqem parevokueshëm nga gjitha pozitat e LVV-së. Është një prej vendimeve më të vështira që e kam marrë në jetë”, tha Ymeri.

Pasi ka folur për situatën e fundit në Vetëvendosje, Ymeri tha se pozita e tij si kryetar ka kohë që nuk po respektohet.

“Ka një vit që jemi duke u përballur me një problem”, tha Ymeri, ndërsa ka folur për “linqime” që janë bërë nga disa persona në emër të Albin Kurtit.

Ai tha se Lëvizja i ka organet e veta që duhet të merren me këto devijime, por s’e ka bërë.

“Jemi përballur me linqime e shpërfillje. Disa herë jemi marrë vesh që këto gjëra të ndalohen, por kjo s’ka ndodhur as sot. Unë sot jap dorëheqje si akt i zhgënjimit”.

Kohëve të fundit kam parë një intensitet të shtuar të shpërfilljes së plotë  të pozitës time si kryetar. Në këto rrethana është e pamundur të drejtosh. Shpresoj që kjo dorëheqje do të jetë alarm për gjendjen në të cilën kemi ardhur dhe do të kuptohet drejtë nga të gjithë  veçanërisht nga ata që kanë qenë të përfshirë në këtë fushatë linçimi  e përdhosje ndaj njerëzve të caktuar, që të heqin dorë nga kjo  metodë, që ti thërrasin mendjes e të mos e shkatërrojnë një organizim të tërë për teke personale”, tha ai.

Ai tha se mënyra se si po funksionon aktualisht Lëvizja Vetëvendosje është e dëmshme. “Kjo mënyrë e funksionimit të organizatës është shumë e dëmshme sepse kjo e shkatërron kohezionin e organizatës, dhe pa kohezion lëvizja nuk është e bashkuar”.

“Organizata duhet të jetë demokratike e hapur, gjithëpërfshirëse, me udhëheqje të ndershme, me vendimmarrje të hapur”.

“LVV përbëhet nga aktivistë që i bashkon programi. Ne të gjithë i jemi besnikë idesë dhe jo njeriut”.

Ndër të tjera, Ymeri përmendi disa nga rezultatet që janë arritur nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës së udhëheqjes së tij.

“Jam shumë i lumtur që gjatë kësaj kohe kemi arritur rezultate. Jam i lumtur që e kemi ndalur demarkacionin e ‘Zajednicën’. Jam i gëzuar edhe për dy rezultatet zgjedhore. Ky rezultat është fryt i angazhimit të përbashkët”, ka përfunduar Ymeri.

Të ngjashme