Visar Ymeri: Personalisht nuk e kam problem që Albin Kurti të bëhet kryeministër

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se do të ishte gabim i madh nëse Isa Mustafa i LDK-së dhe Albin Kurti i Vetëvendosjen nuk arrijnë të pajtohen vetëm për pozitën e kryeministrit në rastin e mundësisë së bashkëpunimit.

Për kreun e partisë që dikur e ka drejtuar edhe vet Ymeri ka thënë se nuk e ka problem që ai të jetë shefi i ekzekutivit të ri, njofton Klan Kosova.

“Personalisht nuk e kam problem që Albin Kurti të jetë kryeministër. Po flas personalisht, jo në emër të PSD-së. Nëse i fiton votat le të bëhet” është shprehur Ymeri.

Në Info Magazine të Klan Kosova, nënkryetari i PSD-së ka theksuar se për të nuk është me rëndësi individi sa programi qeverisës.

“Për mua është me rëndësi çfarë do të bëjë ai, çfarë do të bëjë qeverisja e ardhshme”.

Sa për takimet Mustafa-Kurti dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshje LDK-Vetëvendosje, ai ka shtuar: “Është një mundësi që është përfolur për kohë të gjatë. Nuk shoh mundësi efektive që një gjë e tillë të bëhet. Varet nga krerët e këtyre dy partive politike”.

“Pavarësisht mundësive objektive në Republikën e Kosovës ka nevojë për ndryshim dhe ky ndryshim mund të vie përmes bashkëpunimit. PSD ka qenë gjithmonë e gatshme të bashkëpunojë, por inati dhe kokëfortësia e Vetëvendosjes e ka pamundësuar këtë”.

“LDK dhe VV janë sjell me politikë inatçore ndaj PSD- e kanë dëmtuar opozitbërjen. Për disa politikbërja është deklaratë, për ne është veprim. 1 vjet kanë folur se si do të rrëzohet qeveria dhe u rrëzua për shkak të dorëheqjes së kryeministrit e jo të veprimit opozitar”.

Ai ka deklaruar se për arritjen e ndonjë marrëveshje parazgjedhore me rëndësi është që të merren vesh për programin për ta bërë qeverisjen e ardhshme të shëndoshë.

Të ngjashme