Viti i “korrigjimit”

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Viti 2018 do të kujtohet për idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë, e cila u vlerësua e dëmshme për Kosovën. Gjithashtu ky vit do të mbahet mend për mosliberalizimin e vizave, si dhe për dështimin për t’u anëtarësuar në INTERPOL. Suksesi i vitit pa dyshim që ka qenë votimi për ushtrinë, shkruan sot Gazeta Zëri.

Kosova e kaloi edhe një vit pa liberalizim të vizave, me stagnim në sjelljen e njohjeve, me dështim në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, me nivel të lartë të papunësisë e me përplasje ndërmjet partive politike.

Tema më e përfolur e vitit ka qenë ideja e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë. Ndërsa suksesi më i madh i këtij viti është votimi i Kuvendit për avancimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ai civil në ushtarak.

Kurse përveç dështimit në procesin e liberalizimit të vizave, Republika e Kosovës nuk arriti të anëtarësohet as në organizatën më të madhe të policisë në Botë, INTERPOL. Viti 2018 gjithashtu shënon aktivizimin e Gjykatës Speciale, pasi disa figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare u ftuan për intervistim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme