Vitia bisedoi me homologun serb Llonçar rreth bashkëpunimit kundër Coronavirusit

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando, ka mirëpritur angazhimin e ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, dhe homologu të tij nga Serbia, Zllatibor Llonçar, në lidhje me, siç u shpreh ai, bashkëpunimin praktik për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Në një postim në Facebook, Orlando është shprehur se e çmon angazhimin e tyre për të kapërcyer distancat dhe për t’u përqendruar në shëndetin e të gjithë qytetarëve si përparësi kryesore.

Sot Italia ishte nikoqire e një video-konference, me pjesëmarrjen e KFOR-it, midis ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, dhe atij të Serbisë, Zllatibor Llonçar, e përqendruar në urgjencën e COVID-19.

Në këtë video-konferencë të dyja palët shkëmbyen mendime mbi situatën në terren dhe diskutuan veprimet për të trajtuar pandeminë.

Të ngjashme