Vitia: Deri në 350 mijë persona do të vaksinohen brenda një muaji, plani nis nga mesi i qershorit

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar se deri në 350 mijë persona do të vaksinohen kundër COVID-19 për periudhën brenda një muaji.

“Plani i vaksinimit i ri, jo ai që ka qenë, që do të jetë nga mesi i qershorit do të planifikojë nga 300 mijë deri në 350 mijë persona brenda muajit që do të vaksinohen. Për këtë do të jeni dëshmitarë të gjithë”, është shprehur Vitia, njofton KlanKosova.tv.

Sa i përket fundit të pandemisë, Vitia, ka pohuar se nuk mund të thotë një datë të saktë, pasi që sipas tij po ta qëllonte datën e saktë do ta meritonte Çmimin Nobel.

“Disa veta këtu më pyeten se kur do të përfundojë pandemia. Nëse jap përgjigje të saktë pahiri mund të më quajnë Nostradamus i si, ose të më propozojnë për Çmimin Nobel. Nëse kukohen përgjigje të tilla koncize nuk mund t’i japë, sepse as nuk jam Nostradamus dhe as nuk e meritoj Çmimin Nobel”.

Të ngjashme