Vitia: Jemi të parët në sondazhe, sepse jemi të sinqertë

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 17:47 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është mbledhur për të votuar kandidatët për deputetë nga kryeqyteti, raporton EkonomiaOnline.

Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitia tha se kjo është një nga mbledhjet më të rëndësishme të këtij këshilli, pasi është koha e ndryshimit, duke thënë se VV-ja do të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve.

 “Kjo është një nga mbledhjet më të rëndësishme sepse po mbahet në një situatë kyçe për qytetarët, situatë shprese dhe gëzimi. Erdhi koka e zgjedhjeve koha e ndryshimit koha e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë këtyre viteve kemi pasur parti që kanë fundosur shpresën e qytetarëve e në anën tjetër VV që ka sjellë shpresë te qytetarët”, tha ai.

Vitia tha se sondazhet e bëra këtë parti po e nxjerrin të parën dhe se po garojnë për të fituar zgjedhjet.

“Populli po na mbështet në sondazhe po primë, se ne jemi të sinqertë, ka ardhur dita e VV për fitore. Tash nuk duhet ta ngadalësojmë hapin jo vetëm për fitore por për fitore të madhe këtë r kërkojnë qytetarët. Sot e votojmë listën nga qendra në VV-së. LVV po garon për të fituar qeverinë dhe do ta fitojnë”, tha ai.

Në pjesën e dytë të punimeve për votim të kandidatëve për deputetë, mediet nuk janë lejuar të marrin pjesë.

Të ngjashme