Vitia optimist: Deri në fund të vitit arrihet imunizimi i 60% të popullsisë

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 15:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha para deputetëve të Kuvendit se gjendja në sektorin e shëndetësisë është nën kontroll. Tutje ai tha se përditësimi i masave do të bëhen varësisht nga situata në terren, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se javëve të fundit është parë trend i rënies i numrit të infektuarve, të vdekjeve dhe atyre që kanë nevojë për oksigjen.

“Ndërsa në procesin e vaksinimit 66 ekipe kanë qenë të vaksinuar, derisa po pritet edhe kontingjenti i dytë i vaksinave Covax, dhe me disa të tjera jemi në bisedime dhe në rrugë të mirë për sigurimin e vaksinave për imunizimin e 60% deri në fund të vitit”, theksoi Vitia.

“Gjendja në sektorin e shëndetësisë është nën kontroll dhe me tendencë përmirësimi. Mesatarisht 900 pacientë të shtrirë dhe 650 me nevojën për oksigjen dhe 97% të mostrave të testuara me variantin britanik. Jam i vetëdijshëm se marrja e masave kufizuese nuk pëlqehet në masë dhe jemi munduar që t’i mbulojmë vështirësitë që po kalojmë.

“…këto masa do të përditësohen çdo dy javë varësisht nga situata në terren dhe raportimet flasin se kemi uljen të vdekjeve, të rasteve nga 900 të hospitalisuarve në 700, si nga 700 raste me oksigjen në 550. Testimet vazhdojnë sipas kritereve të definuara nga IKShPK-së. Nga 23 mars deri me 11 prill janë testuar mbi 100 mijë, apo 13% më shumë”, në procesin e vaksinimit ishin të angazhuar 66 ekipe”.

Të ngjashme