Vitia takohet me drejtoreshën regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, flasin për pandeminë

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka takuar sot Drejtoreshën regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda van Gelder dhe Massimiliano Paolucci – Menaxher i zyrës së Bankës Botërore për Kosovë.

Gjatë takimit është biseduar për situatën rreth Covid-19, procesin e vaksinimit dhe përgjigjen e përbashkët ndaj sfidave që ka shkaktuar pandemia në sistemin shëndetësor dhe shërbimet vitale për qytetarët.

Van Gelder, ka shprehur përkushtimin e misionit të Bankës Botërore që të bashkëpunoj ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë në projektet, që për qëllim kanë përmirësimin e indikatorëve shëndetësor në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme