Vizitat e Veselit nëpër qytete, përgatitje për zgjedhje

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Çdo degë të partisë ka vendosur ta vizitojë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Këtë të martë ai ka qëndruar në Malishevë e Istog, me strukturat e të cilave thuhet se ka diskutuar për sfidat sociale e politike me të cilat po ballafaqohet vendi, raporton KOHA.

Përveç kësaj, sekretari elektoral i PDK-së, Betim Gjoshi, thotë se vizitat në degët e partisë janë duke u bërë edhe për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm e ato nacionale kurdo që mbahen.

Në mesin e komunave, të cilat Veseli i ka vizituar së fundi është edhe ajo e Prizrenit.

Sipas kryetarit të PDK-së në këtë komunë, Shaqir Totaj, nga strukturat e partisë Veseli ka kërkuar mobilizim për të rikthyer pushtetin.

Më shumë sesa për zgjedhjet lokale, sipas Arton Demhasajt nga “Çohu”, PDK-ja është duke e përgatitur terrenin për ato të përgjithshmet.

Përveç Malishevës, Istogut e Prizrenit, që nga 20 gushti, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar edhe degët në Klinë, Pejë, Lipjan, Shtime, Deçan, Gjakovë, Drenas, Fushë-Kosovë, Dragash, Skenderaj, Kaçanik e Ferizaj.

PDK-ja në zgjedhjet e 6 tetorit, u rendit e treta pas Vetëvendosjes e LDK-së, derisa aktualisht në Kuvendin e Kosovës është e përfaqësuar nga 24 deputetë.

Të ngjashme