Vjen reagimi i parë nga mazhoranca për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka reaguar pas konfirmimit të ministrit Murati, se pagat për mësimdhënësit grevistë janë ekzekutuar.

Ajo e ka quajtur veprim të rëndësishëm për kthim në normalitet të plotë të sistemit arsimor.

“Është për tu përshëndetur pagesa për mësimdhënësit nga ana e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve. Veprim i rëndësishëm për rikthim në normalitet të plotë të sistemit arsimor parauniversitar dhe mirëmbajtjen e mirëqenies qytetare”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme