Vjen urimi i parë, SHBA uron Kosovën për Qeverinë e re: Mezi presim të punojmë me Hotin

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Ambasada Amerikanë në Prishtinë ka uruar për formimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hoti, teksa kanë thënë se do të punojnë me këtë të fundit.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, nga Ambasada kanë uruar për ‘zgjedhjen paqësore’ të Qeverisë së re.

“Urime për zgjedhjen paqësore të Qeverisë së re. Ne mezi presim të punojmë me Qeverinë Hoti dhe të vazhdojmë punën në paqe, drejtësi, zhvillim, fuqizim të marrëdhënieve dhe luftën ndaj koronavirusit”, thuhet në reagimin, pak minuta pas votimit të Qeverisë.

Ndryshe më 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim, është votuar Qeveria nga kaolicioni LDK-AAK-NISMA në krye me Avdullah Hotin.

Nga LDK kanë thënë se në qeverisjen e tyre do të hartojnë një Pako Emergjente për rimëkëmbjen ekonomike.

Të ngjashme