Vjosa Osmani: Besojmë që pas numërimit të votave me kusht të dalim të parët

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 23:53 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, në një konferencë për media të mbajtur në mesnatë ka thënë se ende besojnë që rezultati zgjedhor të  kthehet në favor të kësaj partie.

Osmani tha se ata ende po i presin votat me kusht dhe ato të mërgatës deri sa nuk ka dashur të flas për mundësinë e koalicionit.

“I falënderoj qytetarët për pjekurinë politike që kanë treguar gjatë këtij procesi zgjedhor dhe me pjesëmarrjen masive që rezultojë me largimin e atyre që e kanë keqqeverisur Kosovën dhe me një fitore të opozitës. Për sonte pajtohemi që nuk mund të shpallet fituesi pasi duhet të presim deri në numërimin e votës së fundit”.

“Deri nesër pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të mërgatës do ta kemi një rezultat përfundimtar. Të presim shpalljen e fituesit dhe është me rëndësi që të presim në numërimin e votës së fundit dhe pastaj mund të flasim për koalicion. Asnjëherë mund të negociojmë për koalicion me PDK-në”, tha ajo.

Të ngjashme