Vjosa Osmani e ndërpret seancën, pasi deputeti i LDK-së i vërsulet (Video)

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 22:41 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, ka mësyrë si për ta sulmuar, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ukaj ka shkuar te ulësja e kryesueses, por nuk ka pasur ndonjë kontakt fizik.

Pas këtij incidenti, ajo e ka ndërprerë seancën ku po diskutohej rishikimi i Buxhetit për vitin 2020

“Kjo seancë ndërpritet për shkak te paedukatës së disa deputetëve”, ka thënë kryesuesja Osmani.

Ukaj duket se është irrituat pasi kryetarja e Kuvendit, Osmani, e kërcënoi se do ta nxjerrë jashtë.

“Do ta thërrasë sigurimin që të të nxjerrë jashtë”, u shpreh Osmani, derisa Ukaj fliste diçka nga ulësja e tij, kur në foltore ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Xhavit Ukaj ka hyrë së fundmi në Kuvend, pasi disa deputetë të LDK-së u bënë ministra.

Kete pamje keni mujte me e pa vec para pak castesh ne Kuvendin e Kosoves!TmerrDeputeti i versulet nje gruaje.. tmerr

Gepostet von Gentiana F. Hasani am Freitag, 10. Juli 2020

Të ngjashme