Vjosa Osmani: I artë dhe Akili jonë

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar xhudistin Akil Gjakova për fitoren në Lisbonë të Portugalisë.

Sipas Osmanit, kjo është padyshim një nga fundjavat më shpresëdhënëse që prej shumë kohësh në sport.

“Kjo është padyshim një nga fundjavat më shpresëdhënëse që prej shumë kohësh në sport”.

“E gjithë kjo falë xhudistëve tanë dhe triumfit të tyre të pashoq në Kampionatin Evropian”.

“Sot, Akil Gjakova e përfundoi si kampion i Evropës këtë garë”.

“Ju po ia dëshmoni gjithë botës se kur ka vullnet, angazhim, përkushtim e talent, nuk ka barriera e as pengesa që nuk tejkalohen, sepse e mira gjithmonë triumfon dhe puna gjithmonë shpërblehet”.

“Xhudistëve tanë, familjeve që i përkrahën, e trajnerëve që i kalitën ata deri në perfeksionizëm- ju lumtë e bravo që po e ngrisni Republikën tonë drejt majave të Olimpit xhudist”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme