Vjosa Osmani i shkon në vizitë Anton Qunit dhe FSK-së

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka vizituar ushtarët e FSK’së dhe strukturën udhëheqëse të kësaj forca. Ajo është takuar me Ministrin e FSK’së, Anton Quni dhe Gjeneralin, Rahman Rama.

“Sot ushtarëve të FSK-së dhe strukturës udhëheqëse të kësaj force ua shpreha mirënjohjen time për përkushtim profesional dhe atdhetar, ndërsa Ministrit Quni dhe Gjeneralit Rama respektin për angazhimin e pakursyer personal e profesional për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të FSK-së, ofrimin e sigurisë për qytetarët e vendit, por edhe për menaxhimin e pandemisë Covid-19”, tha ajo në rrjetin social Facebook.

“Garantimi i një ambienti të qetë, në të cilin qytetarët e vendit do të ndihen të sigurt, është jetik për vendin. Unë do të vazhdoj të punoj ngushtë me ministrin Quni dhe FSK-në për krijimin e infrasktrukturës së nevojshme për operim të ushtrisë së Kosovës, përfshirë hartimin e legjislacionit të nevojshëm”, shtoi ajo.

“Po ashtu, pata kënaqësinë ta vizitoj Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, në të cilin u informova për procesin e transformimit të FSK-së dhe aktivitetet kryesore të kësaj force, si dhe Klubin e Oficerëve, në të cilin shkëmbeva ide dhe përvoja me shumë oficerë të FSK-së”, përfundoi Osmani 

Të ngjashme