Vjosa Osmani kërkon unitet popullor

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 17:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në fjalimin e parë drejtuar qytetarëve nga ky funksion i ri, pas dorëheqjes së Hashim Thaçi, ka kërkuar unitet popullor në kohën kur shteti po përballet “me sfida”, raporton Ekonomia Online.

“Vendi ynë po kalon ditë të vështira. Qytetarët e Kosovës duhet të dëshmojnë unitet e besnikëri ndaj projektit tonë të përbashkët, republikës sonë. Vendi ynë kaluar sfida të shumta gjatë historisë, përfshirë edhe luftën e fundit prandaj duhet të ushtrojmë me maturi përgjegjësitë institucionale e të forcojmë qëndrueshmërinë e shtetit, që bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida duke i tejkaluar dinjitetshëm”, ka thënë ajo.

“Urtia dhe mençuaria janë tiparet që e karakterizojnë shtetin tonë.Vendi jonë poashtu tani po përballet edhe me pandeminë, prandaj kërkoj nga ju që të kemi solidaritet ndaj njëri-tjetërit poashtu”, tha ndër të tjerash.

Të ngjashme