Vjosa Osmani konfirmon se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me listën e saj, përjashton partitë që “e kanë kapur shtetin”

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 22:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në një intervistë për RTK-në, foli edhe për angazhimin e saj të mëtejmë në parti politike.

Ajo ka përsëritur se LDK-ja e ka përjashtuar. “S’ka çka diskutohet. Besoj se qytetarët do të japin verdiktin e tyre. Unë do të garoj me një listë të re – bazë do ta ketë integritet. Jemi duke punuar, dhe do të jemi fuqishëm të përfaqësuar në parlamentin e ri”, u shpreh ajo.

“Kurdo që janë zgjedhjet e radhës, po presim”.

“Ne mezi po presim që të dalim dhe ta marrim besimin qytetar – nuk kemi asnjë arsye që të frikësohemi”, tha Osmani.

Ajo më pas deklaroi se nuk do të bashkëpunonte me partitë politike që kanë kapur shtetin apo me partitë që kanë ndihmuar partitë që kanë ndihmuar partitë që kanë kapur shtetin.

Të ngjashme