Vjosa Osmani kujton Prof. dr. Bardhyl Çaushin

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka kujtuar bashkëpunëtorin e Presidentit Rugova, Profesor Bardhyl Çaushi në 21-vjetorin e vdekjes së tij.

Osmani ka thënë se nuk mund të falen krimet, në mënyrë që të mos përsëriten ato.

Ajo ka thënë se “21 vjet më parë, intelektuali e bashkëpunëtori i Presidentit Rugova, Profesor Bardhyl Çaushi ishte kidnapuar nga forcat serbe për t`iu gjetur eshtrat në shtator të vitit 2005”.

Komunikata e plotë

21 vjet më parë, intelektuali e bashkëpunëtori i Presidentit Rugova, Profesor Bardhyl Çaushi ishte kidnapuar nga forcat serbe për t`iu gjetur eshtrat në shtator të vitit 2005.

Për njeriun, i cili pjesën dërmuese të jetës së tij ia kushtoi drejtësisë, sot ende nuk ka drejtësi. Ndaj duhet të bëjmë çdo gjë që përgjegjësia për kidnapimin dhe vrasjen e tij t`i nënshtrohet drejtësisë.

Nuk mund të falen krimet, në mënyrë që të mos përsëriten ato.

Profesor Bardhyli e kishte trajtuar besën në aspektin studimor, e cila sipas tij mbështetej në vetë domethënien e fjalës së dhënë për diçka të rëndësishme.

21 vjet pasi që u ndërpre ky uragan intelektual, duhet ta përmbushim besën në mënyrë që vrasësit e tij të sillen para drejtësisë!

I përjetshëm kujtimi për profesorin e së drejtës e atdhetarin Bardhyl Çaushi!​

Të ngjashme