Vjosa Osmani më 12 janar viziton Brukselin

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Si Kryetare e Kuvendit, shkoi vetëm në Tiranë.

Por, tani kur parlamenti u shpërnda, është pozita e ushtrueses së Detyrës së Presidentes, ajo që Vjosa Osmanin po e dërgon në Bruksel, të martën e 12 janarit, njofton Klan Kosova.

Nga kabineti i saj, të premten nuk u dhanë detaje për këtë vizitë në kryeqendrën europiane.

Por është zyrtarja për informim e Komisionit Europian Zoi Muleiter, ajo që i konfirmoi Klan Kosovës se Osmani do të pritet nga Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhelyi si dhe nga i dërguari për dialog Miroslav Lajçak.

Profesorja universitare, Jehona Lushaku Sadriu, thotë se ka një varg temash që presidentja në detyrë duhet t’i shtrojë për diskutim me zyrtarët e BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme