Vjosa Osmani megjithatë përfshihet në listë

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 23:02 | Nga

Vjosa Osmani megjithatë është futur në listën për deputetë të LDK-së.

Gazeta Blic raporton se pas përjashtimit që ishte bërë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Përgjithshëm ishte shtuar presioni për përfshirje.

Nga ana tjetër, tashmë nga kjo listë janë përjashtuar disa nga kundërshtuesit më të mëdhenj të koalicionit me PDK-në dhe kundërshtuesit e demarkacionit.

Fatmir Rexhepi, Shpejtim Bulliqi, Hatim Baxhaku dhe Adem Salihaj janë përjashtuar nga Lista Zgjedhore.

Ora 24:00 është afati i fundit për dorëzimin e listave zgjedhore në KQZ.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme