Vjosa Osmani merr 60 mijë vota

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 19:20 | Nga

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës Vjosa Osmani, ka shpërthyer edhe në këto zgjedhje.

Gazeta Blic merr vesh jozyrtarisht se Osmani ka marrë vota edhe më shumë se në zgjedhjet e vitit 2014.Nga 40 mijë që i kishte në vitin 2014, Osmani më 11 qershor ka marrë rreth 60 mijë vota, ani pse ajo ishte renditur shumë poshtë në listën e LDK-AKR-Alternativës.

Osmani sipas burimeve të Gazeta Blic është e dyta më e votuar në këtë listë, pas Avdullah Hotit, kandidat ky për kryeministër i LAA-së.

Vjosa Osmani ishte deputetja më e zëshmë në legjislaturën e kaluar kundër koalicionit me PDK-në e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit.

Për këtë qëndrim kundërshtues, ajo pos që u eliminua nga të gjitha organet drejtuese të partisë, u futë krejt në fund në listën e LDK-së, dhe atë pas presionit nga anëtarësia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme