Vjosa Osmani: Nuk ka qenie njerëzore më të fortë se nënat

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar se sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera anekënd botës, festohet Dita e Nënës.

Ajo ka thënë se në këtë kohë pandemie në veçanti, por edhe çdo ditë të jetës sonë, gjithsecili prej nesh e kuptojmë se nuk ka qenie njerëzore më të fortë se nënat.

“Për mjeket e infermieret që për të shpëtuar jetë po punojnë ditë e natë duke mos i parë fëmijët e tyre për ditë të tëra, për nënat vetushqyese që përkundër sfidave rrisin e edukojnë fëmijë të mrekullueshëm e të suksesshëm, për punëtoret në veprimtaritë esenciale që nuk pushuan as kur të gjithë rrinin në shtëpi, për mësueset që vazhduan mësimin online përderisa kujdeseshin për fëmijët e familjen, për secilën grua që kontribuoi në shërbimin e shujtave për familjet në nevojë, për policet e ushtaret që rrezikojnë jetën e tyre për ne, e për secilën nënë që çdo vështirësi na e kthejnë në lehtësim: faleminderit që ekzistoni. Urime dita e nënës!”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook:

Sot, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vende të tjera anekënd botës, festohet Dita e Nënës. Në këtë kohë pandemie në veçanti, por edhe çdo ditë të jetës sonë, gjithsecili prej nesh e kuptojmë se nuk ka qenie njerëzire më të fortë se nënat.Për mjeket e infermieret që për të shpëtuar jetë po punojnë ditë e natë duke mos i parë fëmijët e tyre për ditë të tëra, për nënat vetushqyese që përkundër sfidave rrisin e edukojnë fëmijë të mrekullueshëm e të suksesshëm, për punëtoret në veprimtaritë esenciale që nuk pushuan as kur të gjithë rrinin në shtëpi, për mësueset që vazhduan mësimin online përderisa kujdeseshin për fëmijët e familjen, për secilën grua që kontribuoi në shërbimin e shujtave për familjet në nevojë, për policet e ushtaret që rrezikojnë jetën e tyre për ne, e për secilën nënë që çdo vështirësi na e kthejnë në lehtësim: faleminderit që ekzistoni. Urime dita e nënës!Video copyright: Procter & Gamble

Gepostet von Vjosa R. Osmani am Sonntag, 10. Mai 2020

Të ngjashme