Vjosa Osmani përkujton ish-presidentin historik: Vizioni i tij i parapriu shtetësisë së Kosovës

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës e postit të presidentit të Kosovës Vjosa Osmani, ka përkujtuar ish-presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova, me rastin e datëlindjes së 76-të.

Osmani tha se përkujtojmë themeltarin e shtetit të Kosovës, politikanit që dhe humanistit vizioni i të cilit i parapriu shtetësisë së Kosovës.

“Në ditëlindjen e themeltarit të shtetit, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, kujtuam personalitetin e jashtëzakonshëm historik, dijetarin e shquar të Kosovës e politikanin humanist, vizioni i të cilit i parapriu shtetësisë së Kosovës. Tri postulatet e tij na dëshmojnë e rikujtojnë se pavarësia është e plotë nëse janë të plota liritë njerëzore, se liria është e përhershme dhe e qëndrueshme vetëm nëse shoqëria është demokratike dhe e përkushtuar ndaj vlerave të saj dhe nëse respektohet rendi dhe ligji e nuk bashkëpunohet me krimin. I përjetshëm kujtimi për të”.

Të ngjashme